Sipas njoftimit të autoriteteve ditën e djeshme, nga 1472 tamponë të ekzaminuar, 327 janë personat e infektuar nga COVID-19, ndërkohë që janë shtuar edhe viktimat, që janë 9, duke shënuar kështu një rekord ditën e djeshme.
Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve anti-covid, Mirela Cami ka treguar vatrat me të rrezikshme, ku 35% e rasteve janë në kryeqytet.
“Në Shqipëri aktualisht janë 500 vatra dhe 35 % janë në Tiranë, të tjerat janë në Durrës, Kukës, Korçë, Shkodër. Këto janë vatrat më të shumta.
Zonat e rrezikshme në Tiranë janë zonat ku ka grumbullime masive të individëve ose zonat me mbipopullim, në të cilat nuk respektohet distancomi social, janë me risk më të lartë”, sqaroi ekspertja.