Pse fansat e The Weeknd po e sulmojnë kaq shumë Ed Sheeran

0

Ed Sheeran është rikthyer fuqishëm me këngën e tij të fundit, “Bad Habits”. Por, publikimi i këngës ka sjellë shumë diskutime në rrjet dhe akuzat kanë vërshuar drejt këngëtarit, veçanërisht nga fansat e zjarrtë e The Weeknd.

Ed Sheeran është akzuar se ka kopjuar The Weeknd për realizimin e këngës “Bad Habits”, shkruan InfoWebTv.

Që në momentin që Ed Sheeran postoi foto nga xhirimet e klipit, fansat dalluan ngjashmëri me projektin e suksesshëm të The Weeknd. Por me publikim e këngës, fansat u siguruan se “Bad Habits” nuk ka asgjë origjinale.

Nisur nga kostumi i veshur nga dy këngëtarët deri tek fryma e horrorit dhe e errësirës, “After Hours” e The Weeknd dhe “Bad Habits” e Ed Sheeran, nuk kanë asnjë ndryshim.

Një tjetër ngjashmëri është dalluar nga fansat dhe kjo është referenca e viteve ’80 nga kënga “Blinding Lights”.

Një person në Twitter ka thënë: “Ed Sheeran ka vjedhur totalisht estetikën nga The Weeknd”. Ndërsa një tjetër ka shtuar: “Në radio u vendos kënga e Ed Sheeran dhe të gjithë menduan se ishte The Weeknd”.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu