Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore

0

Provimet e Maturës Shtetërore, si çdo vit do të zhvillohen në muajin qershor. Ditën e sotme janë publikuar edhe datat përkatëse për secilën lëndë.

Provimi i Gjuhës së Huaj do të jetë më 3 qershor, Gjuha Shqipe dhe Letërsia do të jetë më 10 qershor, Matematika më 18 qershor, provimi me zgjedhje më 24 qershor. Ndërsa provimi Teori Profesionale e Integruar për Maturën Shtetërore Profesionale do të jetë më 24 qershor.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, Ministria e Arsimit thotë se testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do të shpërndahen në shkolla që në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Gjuhë e huaj – 03 Qershor 2024
Gjuhë shqipe dhe letërsi – 10 Qershor 2024
Matematikë – 18 Qershor 2024
Provim me zgjedhje – 24 Qershor 2024

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu