Publiku ‘i dashuruar’ pas tij, njihuni me sozinë e Donald Trump

0

Gjatë viteve janë zbuluar shumë sozi të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Më i fundit është gjetur në Pakistan. Bëhet fjalë për një shitës akulloresh, i cili këndon vazhdimisht.

Vendasit besojnë se shitësi, që mendohet të jetë në mes të të 40-ave, në Sahiëal, Punjab ka një ngjashmëri befasuese me ish-Presidentin e SHBA.

Burri, i cili ka albinizëm, ka fituar zemrat e vendasve duke kënduar rregullisht këngë në Urdu.

Ndërsa ai nuk ka gjasa të hyjë në politikën e SHBA, shikuesit thonë se është talent për skenë. “Zëri i tij është shpirtëror. Është artist,” tha Fan Imran Malik, banor vendas.

“Ai duket se i magjeps të gjithë në rrugë jo për shkak të shitjes së akullores, por për shkak të këndimit të tij të jashtëzakonshëm. “Ky njeri duhet të kishte tundur skenën në vend që të shiste akullore,” shton Malik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu