Punoi për gjetjen e vaksinës anti-Covid/ Vdes në rrethana të mistershme shkencëtari

0

Biologu dhe shkencëtari rus, Alexander ‘Sasha’ Kagansky, i njohur për punën e tij ndaj luftimit të kancerit dhe lidhjeve të ngushta me universitetit e Edinburgut, që po punon për vaksinën anti-Covid, është gjendur I vdekur në rrëthana misterioze.
Është raportuar në media se 45-vjeçari është gjendur i hedhur nga kati I 14-të të një ndërtese banimi, ndërkohë që në trupin e tij kishte një plagë me thikë.
Komiteti rus i Hetimeve ka hapur një hetim për vrasje për vdekjen e Dr Kaganksy dhe një i dyshuar 45-vjeçar është ndaluar.
Dr Kagansky, profesor asistent në Vladivostok ka punuar në Edinburg për 13 vjet deri në 2017. Ai ishte kohët e fundit Drejtor i Qendrës për Mjekësi Gjenomike dhe Rigjeneruese në Universitetin Federal Lindor të Rusisë në Vladivostok, ku vazhdoi bashkëpunimin kërkimor me universitetin skocez.
Mediat raportojnë se, akademiku kishte zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit dhe se vdiq në rrethana të çuditshme. Raporti nuk dha detaje të mëtejshme se në cilën prej një numri të vaksinave ndërkombëtare Covid-19 ai supozohej se kishte punuar. Sipas një raporti, policia beson se ka pasur një përleshje para se Kagansky të binte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu