Pandeli Majko:”Emigrantët mund të votojnë edhe pa treguar adresat”

0

Në vitin 2016 ministri i Brendshëm i asaj kohe dhe ai i Jashtëm, Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati, udhëhoqën ligjin e deklarimit të adresave të emigrantëve shqiptarë, me synim mundësimin e votimit.
Ndonëse kanë kaluar 4 vite, ende regjistimii adresave të emigrantëve nuk është arritur çka ka bërë që katër muaj përpara zgjedhjeve ministri Diasporës, Pandeli Majko, të deklarojë që emigrantët mund të votojnë edhe pa deklaruar adresat.

“Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ. Roli im i rezervuar, sepse KQZ është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim. Nuk ka nevojë të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ,”-është shprehur Majko për mediat kombëtare të vendit.
“Nuk ka të bëjë me të drejtën e votës. Është krijuar një kakofoni. Duket sikur por të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do regjistrohen drejtpërdrejt,”-ka vazhduar më tej Majko.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gati një dokument, në të cilin thuhej se emigrantët mund të votonin me postë, vetëm pasi të jenë regjistruar me adresën e saktë pranë Gjendjes Civile. Edhe pse data e zgjedhjeve po afrohet, KQZ nuk e ka zyrtarizuar rregulloren e votës së diasporës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu