Skandal! Kohë Covidi, shihni dyndjet e pensionistëve për tërheqjen e shpërblimit në sportelet e Postës Elbasan (Foto, video)

0

Pamjet që do të shihni nuk duan koment. Vendimi i qeverisë për të shpërndarë shpërblimin për pensionistët, është shoqëruar me dyndje nëpër sportelet e zyrave të postës.

Dhjetëra pensionistë janë grumbulluar sot në orët e para të mëngjesit për të marrë shpërblimin prej 5 mijë lekësh. Fluksi ka qenë i madh dhe i pa përballueshëm nga punonjësit e postës. Por mbi të gjitha pensionistët nuk kanë respektuar rregullat e vendosura për t’u mbrojtur nga Covid si mbajtja e maskave apo ruajtja e distancave.

Në mjaft pika nuk ka pasur as punonjës policie që të shmangin grumbullimet.

Ndërkohë burime nga posta bëjnë me dije se shpërndarja do të bëhet me ditë dhe orare të përcaktuara dhe se janë vetë pensionistët që kanë krijuar këtë fluks e nuk është përgjegjësi e postës. Pra, ata duhet të paraqiten në sportele vetëm kur të kenë datën për të tërhequr shpërblimin.

Kështu, nga dëshira për të marrë shpërblimin simbolik, pensionistët po rrezikojnë shumë me jetën duke u ekspozuar ndaj Covid-19. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu