Magazina e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kamëz, ka rënë pre e një grabitjeje gjatë natës, shkruan newsbomb.al. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e vona të natës, kur dhe lëvizja ka qenë e kufizuar.
Magazina e OSHEE në Kamëz ndodhet në zonën e “Bulevardit Blu”.
Kur punonjësit kanë shkuar mëngjesin e sotëm për të nisur punën, ata kanë konstatuar që magazina ka qenë e hapur. Menjëherë është njoftuar Policia e Kamzës e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e grabitjes e kapjen e autorit/ve.
Paraprakisht, bëhet me dije se nga magazina e OSHEE janë vjedhur 100 litra vaj transformatori.