Punonjësit e gjejnë të hapur në mëngjes. Vidhet gjatë natës magazina e OSHEE

0

Magazina e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kamëz, ka rënë pre e një grabitjeje gjatë natës, shkruan newsbomb.al. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e vona të natës, kur dhe lëvizja ka qenë e kufizuar.

Magazina e OSHEE në Kamëz ndodhet në zonën e “Bulevardit Blu”.

Kur punonjësit kanë shkuar mëngjesin e sotëm për të nisur punën, ata kanë konstatuar që magazina ka qenë e hapur. Menjëherë është njoftuar Policia e Kamzës e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e grabitjes e kapjen e autorit/ve.

Paraprakisht, bëhet me dije se nga magazina e OSHEE janë vjedhur 100 litra vaj transformatori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here