Qendra e Bashkëpunimt Ndëfetar në Elbasan, projekt për parandalimin e ekstremizmit

0

Sot në qytetin e Elbasanit u organizua nje aktivitet në bashkepunim me QBNF dhe institucioneve fetare e atyre shtetërore.Projekti I iniciuar më tetor te 2020 me kohëzgjatje rreth 10 muaj ka per qëllim rritjen e qëndrueshmërise ndaj ekstremizmit për një të ardhme të sigurt.
Ndër të tjëra në fjalën e tyre zoti Llatja dhe zoti Xhoxhi falenderuan dhe premtuan ndihmën e tyre në këtë projekt. Vëmendja e ketij projekti është djejtuar tek të rinjtë pasi gjuha e urrejtjes e pëerdorur në rrjetet sociale dhe sjlljet e përditshme të pa pranueshme të individëve apo grupeve është kthyer në një fenomen shqetësues.

Anila Çota, drejtoresha e DAR Elbasan dhe Merita Bala, përfaqësuese e Fondacionit të Zgjidhjeve së Konflikteve dhe Pajtimit te Mosmarveshjeve, theksuan se është i rëndësishëm aftësimi i të rinjve në zgjidhjen e konflikteve që më pas të ndikoje në grupet e tyre sociale.
Në fjalën e tij përmbyllëse Dr.Arben Ramkaj kryetari i QBNF u shpreh se komunitet fetare luajnë një rol mjaft të rëndësishëm paqendërtues dhe per këtë arsye ky projekt gjithëpërfshirës synon parandalimin ekstremizmit të dhunshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu