Qeveria “harron” Peqinin, në qytetin e lashtë akrepat e orës kanë ndalur

0

Duket se akrepat e orës në qytetin e Peqinit kanë ndalur. Mjafton t’i hedhësh një sy qendrës së qytetit pa u futur në lagje e rrugica për të kuptuar se në qytetin e njohur ndryshe si “Klaudiana “qeveria nuk ka hedhur asnjë kacidhe qoftë edhe në kuadër të Rilindjes Urbane.

Dëshmi janë rrugët e çara plot gropa, fasadat e vjeteruara të pallateve, një treg i lënë në mëshirë të fatit ku tregtarë e fermerë shesin në tokë, por dhe kjo lulishte pa më të voglin investim. Banorët nuk e mbajnë mend investimin e fundit në qytet dhe për këtë fajësojnë qeverinë dhe pushtetin lokal.

Edhe pse bashkia e Peqinit drejtohet nga Lorenc Tosku, qytetarët thonë se nuk kanë një kryetar bashkie. Infoweb Media ishte në ambjentet e brendshme të bashkisë , ku edhe pse ishte paradite tek- tuk të hapej ndonjë derë.

Ndonëse tentuam të lidheshim disa herë në telefon me Z. Tosku ky i fundit veçse na u shmang.

Ndërsa socialistët në zgjedhjet e 14 majit në Peqin nuk do të rikandidojnë kryebashkiakun aktual banorët shpresojnë tek asfalti elektoral për tiu shtruar ndonjë km rrugë.

Nga gazetarja e Infoweb Media, Entela Duka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu