Qindra britanikë kanë fjetur në rrugë për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

0

Qindra britanikë kanë fjetur në rrugë për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, me shpresën për të marrë vendet më të mira në rrugën ku do të kalojë procesioni.

Pavarësisht të ftohtit të mëngjesit në kryeqytetin britanik, spektatorët u mblodhën para orës 07:00 me orën lokale në periferi të Buckingham Palace dhe Westminster Abbey, ku ka nisur të zhvillohet procesioni.

“Doja të merrja pjesë. Është një ditë e madhe në historinë tonë, është pjesë e jetës sonë”, tha Susan Davies, 53-vjecce.

“Unë dua të jem pjesë e historisë”, vuri në dukje Jack, djali i saj 14-vjeçar, duke shtuar se ai dëshiron të jetë në gjendje t’ua tregojë atë brezave të ardhshëm. “Unë do t’u tregoj fëmijëve të mi për këtë moment. Unë do t’u them atyre: Unë isha atje!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu