Qindra makina,pritet nisja e takimit përmbyllës të fushatës së PD-së

0

Partia Demokratike pritet të mbyllë mbrëmjen e sotme në orën 19:00, në kryeqytet, fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.

Mbyllja do të bëhet në sheshin Nënë Tereza, ku siç shihet ka nisur grumbullimi i simpatizantëve të PD-së.

Mbyllja do të organizohet në një formë të ngjashme me atë të hapjes së fushatës ku nuk do të mungojnë makinat e mbështetësve, duke u frymëzuar nga model ii fushatës së Biden në SHBA.

Dita e sotme do të shënojë dhe fundin e fushatës elektorale për t’i lënë vend heshtjes zgjedhore të ditës së nesërme dhe ditës së votimit këtë të dielë.

Nga ana tjetër kryesocialisti Rama ka zgjedhur të ruaj traditën e vitit 2017, ku fushat e socilaistëve do të mbyllet mbrëmjen e sotme nga Vlora.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu