Qytetarët zgjedhin lumin Shkumbin për të kaluar ditët e nxehta

0

Dhjetëra qytetarë nga Elbasani kanë zgjedhur lumin Shkumbin për të sfiduar këto ditë të nxehta vere. Pushuesit thonë se janë të detyruar të bëjnë këtë zgjedhje për shkak të pamundësisë finaciare për të shkuar në një zonë plazhi.

Por problem kryesor për lumin Shkumbin mbetet ndotja, e cila vërehet përgjatë gjithë rrjedhës, nga ana tjetër pushuesit iu bëjnë thirrje qytetarve që të zgjedhin këtë lum për të kaluar pushimet, pasi është mjaft atraktiv.

Megjithëse shpesh është bërë apel për mbrojtjen e lumenjve nga ndotjet, ata vijojnë të mbeten vendgrumbullim të mbetjeve urbane, por për disa qytetarë mundësi e vetme për të kaluar ditët e nxehta, mbeten sërish ata lumenj të ndotur.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu