Automjeti humb kontrollin dhe përplas kamionin, arrestohet shoferi

0

Një 34-vjeçar është arrestua nga policia në Tropojë, pasi humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion në aksin Fierzë-Tropojë.

Si pasojë është plagosur pasagjerja me iniciale B. P., banuese në Lekbibaj, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës,  është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Postimi i plotë i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e  Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin B. GJ, 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Fierzë-Tropojë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me automjetin tip Kamion, me drejtues shtetasin G. P., banues në Lekbibaj.Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjeria shtetësia B. P., banuese në Lekbibaj, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës,  është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu