Rama flet për akuzat mbi bullizimin e kundërshtarit: “Basha nuk e bën dot”

0

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste të dhënë në emisionin Open mbrëmjen e sotme u përgjigj mbi gjuhën me nota bullizimi të përdorur prej tij në fushatë ndaj kundërshtarëve politikë.

Rama u shpreh se ndihet krenar për mënyrën e komunikimit dhe satira e përdorur prej tij nuk është e ndaluar. Sipas tij kryedemokrati Basha nuk e përdor dot një gjuhë të tillë me element satiric dhe ironik.

“Kundërshtari nuk është burimi më i sigurt i informacionit. Unë nuk merrem shumë gjatë me ata, por merrem aq sa duhet. Në një ndeshje zgjedhore ka gjëra që kanë të bëjnë me ty në raport me të ardhmen dhe ka gjëra që kanë të bëjnë me kundërshtarin dhe raportin e tij me të ardhmen. Nuk kam parë ndonjë fushatë zgjedhore, ku forcat politike nuk merren me kundërshtarin.

Unë jam krenar për mënyrën e komunikimit. Është një mënyrë komunikimi aspak e panjohur në botën e lirë dhe demokratike. Mund ta quani satirë por satira nuk është as e ndaluar dhe as e pakëshillueshme. Basha nuk e bën dot këtë, ai bën atë që di të bëjë.

Është e vërtet që faktikisht Lulzim Basha nuk është lideri i vërtet i Partisë Demokratike. Ne jemi sot si gjithë bota në kushtet e një pandemie që kërkon zbatimin e disa normave që duhet të respektohen nga ata që duhet të japin një shembull në publik. Kjo nuk është një luftë mes shumicës dhe pakicën, ose e pakicës me shumicën, por një luftë me virusin”, tha Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu