Rama i lagur në shi: Ekonomia jonë do të hyjë në nivelin më të lartë të zhvillimit

0

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës, për të prezantuar projektin e madh, master-planin për portin e ri të Durrësit, projektuar nga kreu i Emaar Group, Mohamed Alabbar, kompania e të cilit do të investojë 2 miliardë euro për ndërtimin e këtij porti.

Rama tha se në pak vite, ajo që kemi ëndërruar gjithë jetën në Shqipëri do të bëhet realitet. Rama garantoi se ky investim do të jetë për zonën një burim energjie për ekonominë.

Edi Rama: Më në fund Durrësi po kthehet në portën e turizmit mesdhetar. Që të gjithë duan të vijnë e të hyjnë këtu. Ata që vijnë me jahte apo me varka. Apo ata që lëvizin nga një vend në tjetrin. Kjo është vërtet një arsye për t’u ndjerë të motivuar dhe të vendosur për ta çuar deri në fund realizimin e kësaj ëndrre. S’do ketë më ndotje, skrap, vinça e hekura, këtu do jetë zemra e turizmit shqiptar. Durrësi do kthehet në një forcë të madhe të shtuar për Shqipërinë. Do të vijnë të gjitha anijet e kohës ku jetojmë, anijet tregtare. Durrësi portë tregtare e Ballkanit është një ëndërr që e kemi ëndërruar gjithë jetën. Sot nga ëndrra kalojmë në realitet. Sot data e projektit ndan ëndrrën nga realiteti. Kemi hyrë në rrugën e zbritjes së ëndrrës në tokë. Sot po e kthejmë në një realitet të prekshëm. Dhe ai që vjen me këtë prjekt nuk është dikush me shumë para, është dikush që ka bërë portin turistik të Dubait. Nga shkretëira u kthye në magnetin e botës. Është një investitor që e di që çdo euro që do të hedhë këtu do të shërbejë për të bërë atë aty. Në 4-5-6 vjet këtë pas meje do e shohim para syve. Do jemi në ato plazhe, do ulemi në ato shëtitore. Dua të them me Muhamedi e preku pak, nuk ështe vetëm kjo, kjo është një burim energjie për të gjithë zonën. Është një projekt me 2 mld euro të investuara. Me këtë investim ekonomia jonë do të hyjë në nivelin më të lartë të zhvillimit. Të gjithë ata që kanë një traditë të gjatë, se kur këtu të fusnin në burg për Çelentanon në Kroaci dhe Slloveni kishte plazhe nudo. Dhe ju e dini që unë në këtë fushë kam një lloj kompetence.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu