Rama nga Durrësi : Beteja e PS-së është për të fituar mendjet e njerëzve

0

Kryeministri Rama nga Durrësi thotë se PS është një familje që të angazhuarit punojnë vullnetarisht sepse beteja e PS-së është të fitojë mendjet e njerëzve.

Rama:

Kanë një fjalë që e sjellin vërdallë gjithë këto ditë, patronazhistin. Ata nuk e dinë që PS është një familje që të angazhuarit brenda familjes punojnë vullnetarisht duke marrë nga koha e tyre e lirë, për të pasur në komunikim të drejtpërdrejtë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, qytet më qytet, fshat më fshat, derë më derë, pasi beteja e përditshme e PS-së është për të fituar zemrat dhe mendjet e njerëzve.

Pastaj çuditen se zbresin në fushën e lojës, si dikush që beson se i takon fitorja dhe është i fituar, pastaj fillojnë dhe kuptojnë se nuk është kaq e lehtë, dhe pastaj kur shohin tabelën e rezultatin shohin 74-78. Vetëm PS mund ta çojë në majën që i takon këtë vend, pasi PS nuk është vetëm Edi Rama dhe disa ministra, PS është një rrjet i tërë i organizuar mendjesh, të të gjitha moshave që janë në të gjithë Shqipërinë, për të komunikuar mesazhin dhe për të marrë rezultatin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu