Rama publikon fotografinë familjare në mbrëmjen e ndërrimit të viteve

0

Kryeministri Edi Rama ka festuar natën e ndërrimit të viteve në praninë e familjes së tij. Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, duket se Zaho qëndron në prehrin e tij, ndërsa djali i madh në krahun e majtë dhe Linda në krahun e djathtë.

Pjesë e festës së tyre është edhe Rea Xhillari, e cila ka treguar me anë të postimeve në Instagram se ka shijuar festën pranë Gregut dhe Zahos.

Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë nuk doli askush në shesh por shijuan fishekzjarrit nëpërmjet ekranit apo nga ballkonet e shtëpisë pasi nuk lejohet lëvizja pas orës 20:30.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu