Vret me thikë kunatin 42-vjeçar natën e ndërrimit të viteve

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në kryeqytet. Një 42-vjeçar është qëlluar me thikë nga kunati i tij 34 vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur.

Për pasojë, viktima nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen në spítal. Policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar dhe pritet që të merret dëshmia e tij për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë

“Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga shërbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes. Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K. Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, hapjen dhe arrestimin e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu