Rama replika me komentuesit për çmimet. Kryeministri: S’kanë si ulen në Shqipëri kur rriten në gjithë planetin

0

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve në rrjetin e tij social në Facebook në lidhje me rritjen e çmimeve. Rama shprehet se çmimet nuk kanë lidhje me politikën por me tregun e lirë, pasi tashmë siç thotë ai, nuk jemi në komunizëm kur çmimet i vendoste shteti. Ai shton se kur çmimet rriten në të gjithë planetin nuk kanë si të ulen në Shqipëri.

Rama shprehet se shqiptarëve nuk u ka munguar buka as në kohët më të vështira të historisë së tyre. Në lidhje me punësimet në shkolla, Rama thekson se askush nuk futet në arsim pa kaluar përmes portalit duke shtuar se bashkitë nuk kanë lidhje me punësimet në arsim.

REPLIKAT

Komentuesi 1: Dikur bejnin kuven me burra tani me femi

Edi Rama: Kur flasim per burrat flasim me burrat, kur flasim per femijet flasim edhe me femijet, po keta s’jane femije, jane vajza e djem me rezultate te shkelqyera ne gjimnaz

Komentuesi 2: Rinia ka ikur jashte o zotëri

Edi Rama: Keta qe sheh te duken pleq ty i dashur Leonard dhe si keta ka qindramijera neper shkollat e universitetet tona

Komentuesi 3: prisni zgjidhje apo reforma e plotesime kerkesash se ministrja dhe Edua kane ardh te konfirmojne se sa do ta mbeshtesni rilindjen. Po u beni shpelarje truri rinise, po i vaksinoni me zor . Mandati i trete dhe shkollat jane drejt mbylljes nga mungesa e nxenesve, laboratoret ne shumicen e shkollave jane formale.

Edi Rama: Ne fakt jo, shkollat jane me nxenes dhe ne disa shkolla behet akoma mesim me turne sepse duhen ndertuar akoma shkolla te reja, ndersa mbeshtetjen per rilindjen do ta konfirmojme ne vitin 2025, tani jemi ne pune per mandatin qe sapo morëm

Komentuesi 4: Rritja e çmimeve ku do shkojme ne pencionistet ne varr ….shkofte gjith politika e hajdutave….

Edi Rama: Çmimet nuk kane lidhje me politiken po me tregun e lire sepse nuk jemi ne komunizem kur cmimet i vendoste shteti dhe kur çmimet rriten kudo ne te gjithe planetin, nuk ka se si te ulen ne Shqiperi, jo se s’do politika po se ky eshte sistemi i ekonomise se tregut!

Komentuesi 5: Permisoni punsimin se ne te thjeshtve na kerkoni portalin. Atyre qe kan miq neper bashki neper arsim ska nevoj portali.

Edi Rama: Nuk futet ne arsim pa portal askush dhe bashkite s’kane lidhje me punesimet ne arsim!

Komentuesi 6: Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dit per dit ky avaz . Merziten njerezit qe nuk kane buk ne shtepi, dhe me beso qe ka shume. Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!

Edi Rama: Per cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here