Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme se Shqipëria ka siguruar 50 mijë doza të tjera të vaksinës Astra Zeneca.
Kryeministri thotë se këto doza vaksine nuk janë pjesë e marrëveshjeve të deritanishme, por pjesë e një marrëveshje tjetër, për të cilën nuk ka një datë se kur do të mbërrijnë në Shqipëri.
“LAJM I MIRË! Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme,” shkruan Rama.