Reagon dhëndri i ish-kryedemokratit/ Basha të kërkojë ndjesë/ “Vendimi i jetës së kryetarit qenka të heq Berishën”

0

Dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, vazhdon të shprehë pakënaqësinë e tij lidhur me vendimin e marrë nga Lulzim Basha për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Në një postim në rrjetin e tij social, Malltezi ka kërkuar që lidhur me këtë çështje të merret vendim nga Kuvendi i PD-së pasi sipas tij, vendimi i jetës së demokratëve është vota për rrëzimin e Ramës dhe jo ajo për rrëzimin e Berishës.

Ndër të tjera, Malltezi shton se Basha nuk mund të marrë peng opozitën për pazaret e tij personale.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha

“Vendimi i jetës” së kryetarit qenka të heqi Berishën; POR “vendimi i jetës” së dëmokrateve është të heqim Ramën. Eja t’a votojmë!
Nëse Kuvendi voton që kryetari ka të drejte te shkelë statutin sa herë te doje dhe vendimi i jetes se kryetarit do behet vendim jete per cdo demokrat atehere Basha do ketë te drejte. Nese jo, atehere Basha i detyrohet ndjesë publike te thelle cdo demokrati qe ka sakrifikuar goxha në lufte me pushtat e shtetit. Nuk mund te marre peng opoziten per ca pazare ku ka ngel peng!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu