Reagon Kryetarja e Gjykates se Rrethit Elbasan, Enkeleda Kapedani për Infoweb

0

Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar për herë të parë pas videove të publikuara në TikTok, ku ajo shihet me makina dhe veshje të shtrenjta, apo duke sfiluar nga gjykata.

E kontaktuar nga InfowebTv , Kryetarja e Gjykates se Rrethit Elbasan, Enkeleda Kapedani është shprehur se nuk ka asnjë një llogari Tik-tok-u .Sipas saj e gjitha është e skenuar dhe e qëllimshme per të perbaltur figurën e saj. Sipas kryetares së gjykatës shpërndarja e videove është bërë qëllimisht.

Ndërkohë në lidhje me hetimin disiplinor që u inicua nga ILD, gjyqtarja Kapedani thotë se nuk ka asnjë koment.

Enkeleda Kapedani u vendos në krye të gjykatës së Elbasanit ne shtator të vitit 2020. Kapedani u zgjodh nga trupa gjykuese.

Pas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu, u zgjodh Kapedani nga një votim i kryer mes gjyqtarëve të gjykatës së Elbasanit.

Gjyqtarja Kapedani, ka marrë më shumë vota se dy koleget e saj Matilda Fetau dhe Pajtime Fetahu, që konkuruan për këtë pozicion.

Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota dhe Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë. Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu.

infowebtv

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu