LAJM I FUNDIT/ Plagosi me thikë një 24 vjeçar, kapet në flagrancë autori i ngjarjes (EMRI)

0

 

Arbër Rasho është arrestuar nga Policia e Fierit pasi mbrëmjen e djeshme ka plagosur me thikë një qytetar.

Fier

Plagosi me mjet prerës një shtetas, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “1 Maj”, Levan, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi N. O., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. R., i cili mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin N. O., 24 vjeç, banues në Levan.

24-vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin A. R., 25 vjeç, banues në Levan, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu