Reagon për mediat bashkëshorti i 28-vjeçares që vdiq nga Covid:” Nuk përballoi dot virusin.”

0

Bashkëshorti i Emanula Dalipit, 28-vjeçares që vdiq pas infektimit me Covid, ka folur për herë të parë për mediat pas vdekjes së së shoqes shtatzanë.
Artenisi, nga Pogradeci, por që jeton në Tiranë, thotë se e ndjera nuk i përballoi dot pasojat e virusit duke u larguar bashkë me foshnjën që kishte në bark para kohe nga jeta.
“Jemi prej 5 vitesh të martuar. Emanuela punonte në një qendër kozmetike, unë punoj tek ish-parku i autobuzave. Para dy javësh iu shfaqën simptomat, e mbajtëm në shtëpi, por gjendja u përkeqësua. U detyruam ta dërgonim tek Infektivi, mjekët bënë gjithçka por nuk ia dolën ta mbanin në jetë. Ka vdekur dje, sot e sollëm në banesën e prindërve të saj për pak orë dhe pastaj e nisëm për në banesën e fundit.
Nuk duam të flasim para kamerave, është një fatkeqësi që na ka ndodhur, familja e saj është përballur edhe para 3 vitesh me vdekje tjetër…Vajza e tezes u vdiq për shkak të sasisë së madhe të amnestezisë për operacionin në gju që po bënte në një spital privat. Prindërit e saj janë trishtuar, s’di ç’të themi më tepër”.
E ndjera kishte qenë prej dy javësh e sëmurë. Javën e parë, Emanuela e kaloi tek shtëpia e babait sepse nuk donte të shkonte në spital pasi druhej se nga mjekimi mund t’i dëmtohej foshnja.
Më pas, pasi gjendja u përkeqësua, e reja u shtrua në spital, për disa ditë ajo ishte e intubuar.
Gazetarja e televizionit ABC.al ka raportuar se ka dyshime të forta që fëmija nuk jetonte më dhe për këtë arsye mjekët u detyruan të ndërhynin. Të pranishëm në operacion kanë qenë edhe mjekë nga materniteti “Mbretëresha Geraldine”.
Bashkëshorti ka lënë në nënkuptuar se beson se periudha njëjavore që ajo ndenji në shtëpi mund të ketë qenë arsyeja e përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu