Një nxënëse e klasës së 8-të në një fshat të Gramshit po shkëlqen në pikturë. Njihuni me Ersa Shtyllën

0

Ersa Shylla është një 14-vjeçare nga një fshat i Gramshi që po i mrekullon të gjithë me pikturat e saj. Ajo është nxënëse e klasës së 8-të të shkollës “Xhezar Meci”, Poroçan, Gramsh.

Ersa ka spikatur me talentin e saj. Edhe pse ende nxënëse në shkollën 9-vjeçare në një fshat të largët të Gramshit, tashmë pikturat e saj po ngjallin interes dhe admirim, jo vetëm nga qytetarë, por edhe nga profesionistët e fushës.

Ersa duket se është një talent i lindur. Dhe frymëzimin e gjen aty ku është në bukuritë natyrore të Gramshit, tek njerëzit që e rrethojnë.

Aq e famshme po bëhet vogëlushja sa të gjithë në Gramsh po shkruajnë për atë. Faqja e njohur në Gramsh “Gramshi tek ju” dhe faqe të tjera në rrjetet sociale po evidentojnë punën e saj dhe po ftojnë qytetarët që ta mbështesin.
Dhe gramshiotët kanë një cilësi e vyer. Ata janë solidarë të pashoq për njëri-tjetrin.

Ersa është duke marrë pjesë në një konkurs që po organizon Ministria e Arsimit dhe vetë ministrja Evis Kushi e ka përfshirë në albumin që ka publikuar disa nga punimet e saj.

Ja se çfarë shkruan një nga intelektualët e njohur të Gramshit për Arsa Shtyllën:

ERSA ASTRIT SHTYLLA !
NJË TALENTE NË SHPËRTHIM.
Teksa vezhgoja në facebook disa piktura të një nxënësje nga Poroçani i Gramshit krahasimisht më erdhi në memorje piktori i famshëm boteror PIKASO !
Një burrë tek shihte pikturat e tij i thotë se nuk ja paske haberin fare pikturës. Pikaso e vështroi dhe pa hezitim vizatoi në tokë një kokërr gruri.
Aq e vërtetë dukej ajo kokërr saqë një pulë u afrua dhe u përpoq ta hante .
Burri që i foli pak më parë piktorit afrohet dhe i thotë : pse bëni piktura të çuditëshme , ndërsa që pikturoni kaq bukur.
Pikaso iu përgjigj me ironi: sepse unë nuk pikturoj për pulat i dashur.
Kujdes miqtë e mi! Shijoni pikturat e ERSA SHTYLLES dhe mos harroni : „ Ajo nuk pikturon për pulat „!
Suksese Ersa në konkurimin e radhës.
Nga Xhevit Dermyshi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu