Realizohet raporti-studimit për punën e grumbulluesve individualë në riciklimin e mbetjeve

0

Është mbajtur këtë të mërukurë, më 16 Qershor 2021, në mjediset e Bashkisë Elbasan takimi konsultuese për prezantimin e raprotit të studimit “Vlerësimi i punës së grumbulluesve individual në riciklimin e mbetjeve në Bashkinë Elbasan”. Të pranishëm ishin 40 pjesëmarrës nga Këshilli Bashkiak Elbasan, nënpunës vendor të Elbasanit, OSHC lokale, ekspert dhe aktivist lokal, grumbullues rom/egjiptian, gazetarë, etj, që u njohën me situatën dhe rekomandimet për kushtet e jetesës së grumbulluesve individual rom/egjiptian që punojnë me mbetjet e riciklueshme në Bashkinë Elbasan. Ekspertët e Qendrës mjedisore EPER dhe shoqatës komunitare “Romano Sezi” Elbasan të cilat janë edhe autoret e këtij raporti studimi paraqitën për të pranishmit të gjithë gjetjet dhe rezultatet e këtij raproti studimi dhe ngritën disa sete pyetjesh dhe disktutimesh sektoriale që lidhen me këtë fushë.
Kështu sipas raportit të studimit të prezantuar “Vlerësimi i punës së grumbulluesve individual në riciklimin e mbetjeve në Bashkinë Elbasan”, grumbulluesit rom/egjiptian e sigurojnë jetesën e tyre kryesisht nëpërmjet grumbullimit dhe tregtimit të materialeve të riciklueshme apo edhe me ndihmë sociale ku 28 (apo 31%) nga 90 persona të intervistuar përfitonin nga ndihma sociale (shih grafiku 1). 47.8% e grumbulluesve rom/egjiptiantë intervistuar kryenin edhe punë të tjera si saldator, muzikant, shitje rrobash, kozmetike, pastrim, kameraman, punë në transport dhe ndërtim. Pjesa me e madhe e grave rome/egjiptian në Bashkinë Elbasan merreshin të paktën me 1 punë (shih grafiku 2). Kurse fëmijët rom/egjiptian, përveç riciklimit janë shprehur se kërkojnë bamirësi (rreth 27%). Ndërkohë vetëm 16.7% e tyre merren edhe me lojerat e moshës (shih grafiku 3).

Grafiku 1. Burimet kryesore të të ardhurave të grumbulluesve rom/egjiptian

Grafiku 2. Shpërndarja e romëve/egjiptianëve sipas llojit të punës

Grafiku 3. Shpërndarja e fëmijëve rom/egjiptian sipas llojit të punës

Në Bashkinë Elbasan grumbulluesit individual rom/egjiptian madhorë grumbullojnë sasi të mëdha materialesh prej plastike (që është edhe materiali me i gjetur me një sasi prej afërsisht 682 kg/muaj ose 27%), pasuar nga hekuri (rreth 557 kg/muaj ose 22%). Kurse materiali që mblidhet më pak është qelqi (105 kg/muaj ose 4%) i cili vetëm ripërdoret dhe bakri (73 kg/muaj ose 3%) (shi grafikun 4).
Grafiku 4: Sasia e materialeve të riciklueshme grumbulluar nga romër/egjiptianët në %

Një ndër rekomandimet kryesore të dala nga raporti i studimit ishte se, Bashkia e Elbasan duhet të hartojë skema punësimi për grumbulluesit rom/egjiptian, një prej të cilave do të ishte edhe ndarja e mbetjeve në burim brenda bashkisë me një qendër paraseleksionimi të mbetjeve përpara dërgimit të tyre në impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane të Elbasanit, me paisje të përshtatshme, ku mund të punesoheshin romët/egjiptianët, duke iu krijuar atyre kushte të mira pune me masat e duhura mbrojtëse dhe pagesë të sigurt. Gjithashtu një qendër e tillë jo vetëm do të bënte më efiçente impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane në Elbasan, por edhe do të sillte të ardhura shtesë si për komunitetin rom/egjiptian, sektorin e mbetjeve të Bashkisë Elbasan ashtu edhe për biznesin e riciklimit që operon në Elbasan.
Në Bashkinë Elbasan gjenerohen 47037 ton mbetje në vit (INSTAT 2019), ku 27% e këtyre mbetjeve ricikliohen nga 626 grumbullues individual rom/egjiptian të Bashkisë Elbasan që punojnë në mënyrë informale.
Raporti studimit “Vlerësimi i punës së grumbulluesve individual në riciklimin e mbetjeve në Bashkinë Elbasan” është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i të drejtave të punës së Romëve dhe Egjiptianëve në Riciklimin e Mbetjeve” zbatuar nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) dhe Shoqata “Romano Sezi” Elbasan me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu