Reshje bore në veri, ARRSH jep informacion për gjendjen e rrugëve

0

Vendi ynë këtë të mërkurë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të borës në disa zona.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të bores që kanë përfshirë zonën e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ARRSH thekson se bora që ka rënë në qytetin e kukësit, Tropojë, Kuben Vasije, në Qafë Mali Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kalimash, deri më tani nuk ka sjellë asnjë problem në qarkullimin e automjeteve.

“Reshje bore në Veri”

Në Kukës, në Tropojë, në Kuben Vasije, në Qafë Mali Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kalimash që në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore.

Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe punëtorë janë në terren për të mbajtur hapur të gjitha akset me prezencë bore

Qarkullimi vazhdon normalisht

#UdhëtoniMeKujdes”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu