Ballina AKTUALITET KQZ i jap mandatin e deputetit Mimi Kodhelit dhe Denis Deliut/ Zëvendësohen...

KQZ i jap mandatin e deputetit Mimi Kodhelit dhe Denis Deliut/ Zëvendësohen Çomo dhe Lefter Koka

0

KQZ ka vendosur që t’i japë mandatin e deputetit në Tiranë Mimi Kodhelit. Kjo e fundit zëvendëson Najada Çomon.

Po ashtu, mandati i Lefter Kokës i kaloi Denis Deliut.

KQZ u mblodh ne orën 13:00 për të zëvendësuar 4 deputetë, konkretisht Mark Markun, Najada Çomon, Lefter Koken dhe Gramoz Ruçin, te cilet lanë mandatin e deputetit që siguruan në zgjedhjet e 25 prillit.

KUSH I ZEVENDESON
Vendin e tyre e zënë Mimi Kodheli në Tiranë, Denis Deliu në Durrës, Mirela Pitushi në Fier dhe Elda Hoti në Lezhë.

Menjëherë pasi KQZ tu japë mandatin, emrat e tyre do të kalojnë në Komisionin e Verifikimit të Mandateve në Kuvend. Pasi të kalojnë këtë ‘filtër’, ata mund të betohen si deputetë të rinj edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit nuk arritën të fitojnë, por përfitojnë nga dorëheqja e emrave të mësipërm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu