Rikthehen zjarrvëniet e qëllimshme në Vlorë, digjen dy makina, një e tretë përfshihet pjesërisht nga flakët

0

Rreth orës 04:55 të mëngjesit të sotëm dy automjete janë djegur në qytetin e Vlorës.

Pas njoftimit forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, në lagjen Pavarësia, ku kanë konstatuar se nga flakët ishin përfshirë dy mjete, ndërsa rrezikoheshin shumë të tjera të parkuara njëra pas tjetrës.

Burime bëjnë m e dije se si pasojë e zjarrit janë djegur dy mjete, dhe pjesërisht një i tretë, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Sakaq policia ka nisur hetimet.

  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu