Rikthehet dita pa makina në Tiranë! Nesër ndalohet qarkullimi i mjeteve, çfarë do ndodhë në kryeqytet

0

Ditën e diel do të rikthehet dita pa makina në kryeqytet.

Bashkia Tiranë raporton se kjo nismë synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, si edhe për të bërë një jetë më aktive.

Në qendrën e Tiranës do të organizohen aktivitete nga bashkia, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive.

“Rikthehet ‘Tirana pa Makina’. Merr miqtë dhe të dielën më 5 Maj dil te Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’.

Do jetë një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera. Sigurisht që ka edhe surpriza”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu