Ristrukturohet projekti për COVID-19, Banka Botërore e shtyn deri në fund të vitit

0

Në rishikimin e fundit të ecurisë së zbatimit banka e vlerësoi me ulje statusin për progresin drejt objektivit duke e kaluar atë nga i kënaqshëm në i mesatarisht i kënaqshëm. Kjo, sipas misionit, vinte në kushtet kur vonesat në aktivitetin kyç prekën afatin fillestar por pavarësisht kësaj shumica e fondit ka arritur të disbursohet.
Banka Botërore ka shtyrë deri në fund të vitit afatin për mbylljen e projektit “Përgjigja ndaj emergjencës COVID-19 e Shqipërisë” i cili u mbështet me 16.8 milionë euro nga ky institucion në vitin 2020.

Në rishikimin e fundit të ecurisë së zbatimit banka e vlerësoi me ulje statusin për progresin drejt objektivit duke e kaluar atë nga i kënaqshëm në i mesatarisht i kënaqshëm. Kjo, sipas misionit, vinte në kushtet kur vonesat në aktivitetin kyç prekën afatin fillestar por pavarësisht kësaj shumica e fondit ka arritur të disbursohet.

Afati ri për mbylljen e projektit është fundi i këtij viti nga 30 qershori që ishte në parashikimin e mëparshëm.

“Si progresi drejt arritjes së objektivave ashtu edhe progresi i përgjithshëm i zbatimit vlerësohen mesatarisht të kënaqshëm. Njësia e Koordinimit të Projektit (PCU) vazhdon të bëjë përparim pavarësisht vonesave fillestare të zinxhirit të furnizimit shkaktuar nga pandemia.

Disa aktivitete të mëdha janë kontraktuar dhe janë aktualisht në zbatim, duke përfshirë: (i) prokurimin dhe furnizimin e materialeve për tampon (për testet e COVID-19); (ii) riprodhimin e materialeve të komunikimit për fushatat që lidhen me parandalimin e përhapjes së COVID-19; (iii) marrja me qira e materialeve për fushatën dhe vaksinat për COVID-19 (çadra, karrige, tabela, etj.); dhe (iv) zbatimi i kontratës me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS).

Kontrata me UNOPS-in përbën afërsisht 70% të fondeve totale të projektit dhe mbështet një pjesë të konsiderueshme të aktiviteteve të projektit duke përfshirë

(i) prokurimin e pajisjeve mjekësore dhe rinovimin për spitalet e përzgjedhura, Institutin e Shëndetit Publik dhe laboratorët

(ii) prokurimi i ambulancave mjekësore për spitalin terciar në Tiranë dhe të gjitha qarqet; dhe

(iii) përfundimi i punimeve civile në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në “Nënë Tereza” (IDC).

Deri më sot janë blerë dhe dorëzuar 20 autoambulanca në spitale, pajisjet e testimit janë prokuruar dhe dorëzuar dhe stafi është trajnuar, dhe prokurimet për skanera CT, aparate dixhitale me rreze X, një sistem angiografie, rreze X të lëvizshme dhe ultratinguj janë afër përfundimit.

Megjithatë, rehabilitimi i punimeve në IDC Nënë Tereza nuk do të mund të përfundojë brenda datës së parashikuar të mbylljes” thuhet në raportin e ristrukturimit që shtyn këtë afat me 6 muaj të tjerë.

Kjo shtyrje erdhi si kërkesë e qeverisë në 9 maj ku argumentonte se Klinika për Sëmundjet Infektive ka qenë e mbingarkuar dhe nuk ka lejuar ndërhyrjet e programuara.

Projekti “Përgjigja ndaj emergjencës COVID-19 e Shqipërisë” përbëhet nga dy komponentë ku i pari me një vlerë 16.25 milionë USD parashikon mbështetjen e sektorit shëndetësor në mënyrë të menjëhershme dhe në afatmesme ndërkohë që 0.55 milionë USD janë parashikuar në komponentin e dytë që lidhet me menaxhimin e projektit.

Në detaje projekti parashikonte plotësimin me kite dhe reagente të laboratorëve, përqindjen e rasteve me COVID-19 të punonjësve të mjekësisë, ndërhyrjet në infrastrukturën e spitalore, ambulancat mjekësore dhe spitalet rajonale të cilat janë realizuar në pjesën më të madhe të tyre sipas të dhënave të raportuara në dokumentin e BB./MONITOR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu