Rita Ora denoncohet për shkelje të rregullave anti Covid gjatë ditëlindjes

0

Rita Ora, këngëtarja me origjinë nga Kosova, është denoncuar për shkeljen e rregullave anti Covid në Britaninë e Madhe.
Sipas “The Sun”, këngëtarja kishte ftuar 30 miq në një restorant në Notting Hill, mes të cilëve ishin Cara dhe Poppy Delevingne si dhe motra e saj, Elena.
Një burim tha për gazetën britanike: “Rita dhe motra e saj erdhën të parat në restorant. Kishte një numër të ftuarish, të gjitha të veshura shumë glamour dhe hynë në ndërtesë nga pas, me sigurinë duke parë në pjesën e përparme për t’u siguruar që askush tjetër të mos hynte brenda.”
Policia konfirmoi se ishte denoncuar një shkelje e rregullave të shtunën në këtë zonë. Udhëzimet aktuale të qeverise britanike theksojnë shmangien e kontakteve fizike mes personave që nuk ndajnë të njëjtën shtëpi si dhe shmangien e takimeve në ambiente të mbyllura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu