Mbyllet 15-katëshi i famshëm, 100 punonjës do të përfundojnë në rrugë

0

 

“Tirana International Hotel” i njohur si 15-katëshi ka mbyllur sot pas 41 vitesh punë aktivitetin e tij. Mediat në vend raportojnë se 100 punonjës kanë mbetur në “rrugë të madhe”. Shkaku i mbylljes së aktivitetit është situata e krijuar në vend për shakak të tërmetit dhe pandemisë së koronavirusit.

Kujtojmë se “Tirana International Hotel” është është në pronësi të kompanisë “GECI” sh.p.k., në emër të Ramë Gecit. Kjo kompani operon prej kohësh në vend në infrastrukturë, kryesisht në ndërtimin e rrugëve. Edhe pse mbrapa godinës së hotelit vijojnë punimet për një kullë edhe më të lartë, duket se Geci, nuk ia ka dalë dot që të paguajë punëtorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu