Zbërthehen disa nga tatuazhet e çuditshme në trupin e 23-vjeçares Evgjeni Baxho

0

 

Zbërthehen disa nga tatuazhet e çuditshme në trupin e 23-vjeçares Evgjeni Baxho, e cila humbi jetën pak ditë më parë në mënyrë misterioze.
Fillimisht është thënë se e reja ka humbur jetën nga një infeksion në dhëmballë, por policia dhe prokuroria kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur të vërtetën.
Sipas “BalkanWeb” disa nga këto shenja dhe tatuazhe të çuditshme,janë gjetur në trupin e 23-vjeçares.
Nga zbërthimi ka rezultuar se tatuazhi në barkun e viktimës është një bashkim i simboleve rune (naziste).
Përkatësisht, kuptimi i tyre është:

Tiëaz – shigjeta që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet
Odal – romb që nënkupton shtëpi, pasuri e trashëguar
Algiz – pamje sfurku do nënkupton mbrojtje dhe shëndet

Ndërkohë, është bërë me dije se policia ka ushtruar sërish kontroll në banesën e vajzës, duke analizuar gjithë sendet e saj personale për të zbuluar të dhëna që mund t’i japin shpjegim simboleve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu