Rrënoja dhe të bërtitura/ 120 të plagosur dhe 4 vdekje në Turqi.

0

Rrënoja dhe njerëz që bërtasin, kjo është pamja që të ofron në këto moment Izmiri.
Tërmeti prej 6.6 ballësh në Turqi i ka marrë jetën deri më tani 4 personave, ndërkohë që 120 të tjerë raportohen të vdekur.
Tërmeti i fuqishëm tronditi dy shtete, Greqinë dhe Turqinë. Associated Press flet për të paktën 20 ndërtesa të shkatërruara në qytetin turk të Izmirit, (i treti më i madh në vend), në Bornova dhe Bayrakli. Epiqendra e tërmetit të dhunshëm ka qenë pranë brigjeve turke ne Egje dhe pranë ishullit grek të Samos-it. Lëkundjet janë ndjerë të forta deri në Athinë e Stamboll. Dëshmitarët okularë tregojnë se si njerëzit vrapuan të tmerruar nëpër rrugë në momentin kur toka u drodh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu