Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme 15-vjeçaren/ Arrestohet 21-vjeçari

0

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njeri prej tyre për shkak të dhunës në familje dhe tjetri për ndjekje të 15-vjeçares.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 17 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij.
Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 21 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 15-vjeçare”, raporton policia e Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu