Rrëshqitje masive gurësh në aksin Elbasan-Librazhd/ Ja si paraqitet gjendja

0

Reshjet e dendura të shirave kanë shkaktuar dëme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë fshatit Labinot, ku ka pasur rrëshqitje masive gurësh të cilët vazhdojnë dhe bien gjatë kohës që automjetet janë në lëvizje.

Rrëshqitjet e gurëve kanë bllokuar njërën korsi të rrugës dhe gjendja në askin rrugor duket mjaft e rëndë.  Si pasojë, është rënduar trafiku dhe firma e pastrimit po punon për zhbllokimin e aksit.

Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në disa akse rrugore. Por më të prekurit janë zonat e veriut, ku ka pasur edhe bllokim të njerëzve në fshatra pasi janë përmbytur rrugët duke bërë të pamundur kalimin.

Nga Mikela Mike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu