Pëllumb Pipero infektohet me Covid-19 pas marrjes të dozës së parë të vaksinës Pfizer

0

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus, ndërsa nuk dihet nëse testimi është kryer nga ISHP apo në klinikën e tij private. Të martën, rezultati i testit të tij ka dalë pozitiv, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, në ambientet e Air Albania.

Pipero, i cili shërben pranë spitalit Covid 1, si dhe ka një klinikë private, ku realizohen dhe analiza diagnostifikuese për Covid, ka thënë për mediat se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.

Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, ndërsa fatmirësisht gjendja e mjekut është e qendrueshme.

Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 600 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama.

Pipero ishte personi i tretë i cili u vaksinua në datën 11 Janar, së bashku me shefen e Infektivit Najada Çomo si dhe me kreun e qeverisë Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu