Rrëzoi avionin rus vetëm me një çifte/ Shpallet hero i moshuari në Ukrainë (VIDEO)

0

Një i moshuar është shpallur hero në Ukrainë, pasi vetëm me anë të një çifteje arriti të rrëzonte një avion luftarak rus.

Valeriy Fedorovych hapi zjarr kur mjeti ajror armik Su-34 fluturoi në Chernhiv, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës. Menjëherë pas gjuajtjes, avioni me vlerë 85 milionë euro u përplas në tokë. Momenti është kapur edhe në video, e cila tashmë është bërë virale.

Për këtë shërbim ndaj atdheut, Shërbimi Kufitar shtetëror i akordoi pensionistit medaljen e heroizmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu