Rritja e rasteve të reja, infektohet me Covid-19 Dritan Leli

0

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është infektuar me Covid-19, me lajmin e bërë publik nga vetë ai mbrëmjen e sotme në Facebook.

Leli ndau në Facebook një shkrim për Festën e Kuçit, ku preku me fjalët e tij për të vëllain e ndjerë, i cili u nda nga jeta në tetor të vitit 2019.

Dritan Leli shkruan se është hera e parë që Festës së Kuçit, takimit të përvitshëm të brezave, i mungon Edi, i cili humbi jetën nga një sëmundje e rëndë.

Mirëpo këtë vit festës i mungon dhe vetë Dritan Leli, i cili është infektuar me Covid-19 dhe duhet të qëndrojë në shtëpi.

“Më vjen keq që për shkak të ditëve që duhet të qëndroj i izoluar prej Covidit, nuk mund të jem i pranishëm, por mendimet për Edin na bëjnë njësoj bashkë!”, shkruan Leli.

Postimi i plotë:

Është infektuar me Covid-19 Dritan Leli, Kryetari i Bashkisë së Vlorës. Është hera e parë që Festës së Kuçit, takimit të përvitshëm të brezave, i mungon Edi. I mungon fizikisht sepse, për të gjithë, është si të ishte aty. Janë mbledhur sot pa Edin, por janë mbledhur për Edin, për shpirtin dhe themeluesin e këtyre takimeve që vitet e kthyen në traditë.

Edi ishte energjia e çdo feste, kudo ku ishte i pranishëm. Tani, të gjitha takimeve, u mungon pjesa më e mirë, entuziazmi i pakursyer dhe bujaria e tij. U jam falenderues miqve të tij, miqve tanë, organizatorëve dhe gjithë kuçjotëve që janë mbledhur sot për ta kujtuar, për të jetuar këto orë me historitë e Edit, me të qeshurën e tij ngjitëse që njësoj siç shpërndahej çdo ditë në Vlorë, për vite me radhë, në fund të gushtit, udhëtonte gjithnjë në Kuç.

Më vjen keq që për shkak të ditëve që duhet të qëndroj i izoluar prej Covidit, nuk mund të jem i pranishëm, por mendimet për Edin na bëjnë njësoj bashkë! Kujtojeni Edin, gjithmonë, ashtu siç ishte kur ju bëri bashkë dhe ashtu siç jetoi deri në fund, me vrrullin e ëndrrave në të cilat besonte.
Kjo festë është e kuçjotëve dhe e Kuçit! Gëzuar!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu