Rrogozhinë/ Plas sherri për votat, Policia rrethon zonën dhe shoqëron disa persona

0

 

Përplasje fizike mes anëtarëve të dy subjekteve politike gjatë procesit të numërimit në Rrogozhinë.

Konflikti raportohet se ka ndodhur brenda KZAZ dhe më pas personat janë përplasur fizikisht në ambientet e jashtme.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, duke kryer edhe shoqërimin e disa personave.

Dyshohet se sherri ka ndodhur për votat, ndërsa mësohet se ka pasur edhe prezencë të shtuar të forcave policore të cilat kanë ndërhyrë në ngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu