Sazan Guri shpall kandidaturën: Do t’i kthej Beratit shkëlqimin e dikurshëm, NASA do nisë aty anijet kozmike

0

Një javë pas intervistës së ambientalistit në “Berat TV”, fjalët e tij janë bërë virale madje ka nisur për të bërë edhe premtimet e para.

President nuk u bë dot, por Sazan Guri ka treguar sfidën e radhës. Ai thotë se do t’i hyjë politikës dhe vitin që vjen do të garojë për kryebashkiak të Beratit. Një javë pas intervistës së ambientalistit në “Berat TV”, fjalët e tij janë bërë virale madje ka nisur për të bërë edhe premtimet e para. Duke përmendur edhe NASA-n amerikane.

Prandaj dhe na shkon mendja ndonjëherë për kryetar bashkie. Do jem 67 vjeç, them se kam fuqi. Zoti do më ndihmojë. Shtëpinë e kam, pasaportën e kam. Kam motrën. Mendoj që këto Beratit t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm. Të vëmë doganë në kombinat, paguan 10 euro për të hyrë në Berat. I ka Berati ato të Butrinit. Ia kalon madje. Ik në Tomorr. Kam bërë libër për Tomorrin. është magjik për Tomorrin. Edhe NASA do vijë njëherë në Tomorr. Do rrotullohen atje, pastaj do ikin në hënë. Sepse është forca magnetike më e madhe e botës. Edhe rrotull Tomorrit, rrotullohet bota,”-shprehet ai.

Epo të shohim sa do e votojnë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu