Segmenti i “tmerrshëm”, nis projekti në unazën jugore të Elbasanit

0

Duket se po merr zgjidhje çështja e unazës jugore të Elbasanit. Prej vitesh ky segment rrugor është kthyer në makth, si për drejtuesit e automjeteve dhe për qytetarët pasi ka qenë objekt i aksidenteve fatale ku kanë humbur shumë jetë njerëzish.

Gjatë 30 viteve janë bërë disa kërkesa për ndërtimin e nënkalimeve apo mbikalimeve për të shmangur këto aksidente. Por asgjë nuk u bë.

Edhe qytetarët kanë ngritur shqetësime dhe kanë bërë kërkesa të vazhdueshjme.

Më në fund duket se diçka po lëviz. Shpresojmë jo thjesht për fushatë.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se “në qytetin e Elbasanit po i japim zgjidhje një gangrene 30-vjeçare në lëvizshmërinë e automjeteve përgjatë unazës jugore të bashkisë së Elbasanit”. Traseja e hekurudhës që tashmë e ndan qytetin në dy pjesë, sipas Ballës, “krijon probleme të komunikimit dhe rrit trafikun në kryqëzimin e Cërrikut”.
“Falë mbështetjes së Qeverisë dhe personal të Kryeministrit Edi Rama është ngritur tashmë kantieri i punimeve në rrugën “Borodin Mitarja”, Rajoni 1, për ndërtimin e nënkalimit dhe ndërtimin e rrugës së re të varrezave, një vepër shumë e rëndësishme infrastrukturore për qytetarët elbasanas”, theksoi ai.

RRUGA E RE E VARREZAVE, do t’i japë zgjidhje një gangrene 30vjeçare në lëvizshmërinë e automjeteve përgjatë unazës jugore të bashkisë së Elbasanit.

Bashkë me Kryeministrin Edi Rama, Kreun e Grupit Parlamentar të #PS Taulant Balla dhe deputetë të bashkisë ishim në hapjen e kantierit të punimeve në rrugën “Borodin Mitarja” në njësinë 1 që falë mbështetjes së tyre po bëhet realitet një vepër aq e rëndësishme infrastrukturore për qytetarët elbasanas- shkruan kryebashkiaku Llatja ne facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu