Shoferi përplas nënën me vajzën 10-vjeçare, humb jetën në spital e mitura, rëndë gruaja

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës, ku drejtuesi i mjetit Zenel Shyti duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe, ndërsa shtetasja Sh.Sh., ndodhet për ndihmë mjekësore në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu