Shakaja kthehet në tragjedi, 10-vjeçari nga Shkodra humb jetën duke bërë TikTok

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Guri i Zi në Shkodër, ku një 10-vjeçar ka humbur jetën teksa është përpjekur të bëjë një video për Tik Tok.

I riu i identifikuar me inicialet N.Y ka humbur jetën teksa po inskenonte vetëvrasje për videot virale në Tik Tok.10-vjeçari e kishte nisur si shaka, por përfundoi në një tragjedi.

Fëmija ndodhej vetëm në momentin e realizimit të videos, kur papritur diçka nuk ka ndodhur mirë me të dhe ka humbur jetën në vetëm pak minuta.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të vetëvarur 10-vjeçarin, i cili ishte nxënës i shkollës “Atë Gjon Karma” në njësinë Guri i Zi. Menjëherë familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur, pasi ky fëmijë kishte humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe pas këqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetimet paraprake rezulton se 10-vjeçari me inicialet N.Y ka dashur të bëjë një video në Tik Tok sikur po vetëvritej, por mjeti ku ai kishte hipur ka lëvizur dhe në këtë mënyrë ka mbetur i varur në pamundësi për të gjetur një rrugë shpëtimi.

Forcat e policisë vijojnë hetimet për të nxjerrë shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila shokoi banorët e Gurit të Zi, por edhe më gjerë. Burime nga shkolla ku ai bënte mësim bëjnë të ditur se 10-vjeçari nuk ka qenë një fëmijë problematik, përkundrazi është cilësuar si një fëmijë i zgjuar dhe me shkathtësi, por edhe një nxënës i mirë në mësime. Të shokuar kanë mbetur edhe mësuesit e shkollës, si dhe nxënësit e tjerë, të cilët kanë mësuar fatin e keq të bashkëmoshatarit të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu