SHBA ofroi 5 milionë dollar për kapjen e tij, arrestohet shefi i financave të ISIS

0

Iraku ka arrestuar shefin e financave dhe numrin 2 të Shtetit Islamik, për të cilin SHBA kishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.  Sami Jasim al-Jaburi, u arrestua nga shërbimet e inteligjencës “jashtë kufijve” të Irakut, sipas një njoftimi të kryeministrit Mustafa al-Kadhemi.

Ai nuk dha detaje të tjera rreth operacionit, por e përshkroi atë si ‘një nga operacionet më të vështira të inteligjencës ndërkufitare të kryera ndonjëherë nga forcat irakiane. Programi i Shpërblimeve për Drejtësinë tha se Jaburi ka shërbyer si ekuivalent i  ministrit të financave, duke mbikëqyrur operacionet e grupit që gjenerojnë të ardhura nga shitjet e paligjshme të naftës, gazit, dhe mineraleve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu