Shembet tavani i apartamentit në qendër të Elbasanit, shpëtojnë për mrekulli qytetarët

0

Gjatë mesnatës në qendër të Elbasanit, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, një pjesë e tavanit të një apartamenti të pabanueshëm është shkëputur duke rënë mbi rrugë. Apartamenti në fjalë ndodhet në një pallat 3 katësh, ndërsa pjesa e shembur fatmirësisht ka rënë në rrugë pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme të mëdha materiale. Anash rrugës kanë qenë disa makina të parkuara, të cilat kanë marrë dëmtime të lehta.

No description available.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, duke krijuar një perimetër sigurie duke mos lejuar kalimin. Fatmirësisht ky incident ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës ku ora policore nuk lejon lëvizjet e qytetarëve dhe nuk ka pasur asnjë banorë të lënduar.

No description available.

Fatmirësisht ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës duke shmangur një tragjedi të mundshme  pasi kjo është një ndër zonat më të frekuentuara.

No description available.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu