Ja kush janë “fajtorët” pse ju po shtoni peshë dita-ditës

0

 

Ju ka ndodhur të pyesni pse po shtoni peshë, kur ju po ushqeheni shëndetshëm dhe pombani dietë? Ju nuk e dinit, por janë këto veprimet e rutinës që janë shkaktarët.

 

Produktet me pak yndyrë; Ushqimi që ka pak yndyrë, ka shumë sheqer, që do të thotë numri i kalorive që merrni është shumë i lartë.

Ngrënia para televizorit; Asnjëherë mos hani kur jeni duke parë televizor, sepse nuk do ta keni mendjen te ushqimi dhe do të konsumoni më shumë sesa duhet, informon abcneës.al.

Gjumi; Nëse flinim më pas se 7-9 orë në ditë do t’i jepni trupit tuaj një sijal për të ngadalësuar metabolizmin dhe për të ruajtur shtresat e dhjamit.

Madhësia e enëve të kuzhinës; Një pjatë e vogël e mbushur plot është më e shëndetshme për t’u ngrënë sesa një pjatë mesatare e mbushur normalisht. Nëse ju ngopet syri nuk do të keni shumë uri.

Ilaçet; Disa ilaçe çojnë në mbipeshë. Ajo që duhet të bëni është të konsultoheni me mjekun tuaj.

Stresi; Nuk është lajm i ri që kur jeni të stresuar prireni të hani më shumë ushqim. Provoni të shmangni ngrënien e tepërt duke u marrë më mirë me sport.

Dieta; Tingëllon e çuditshme, apo jo? Por problemi është se dietat nuk janë të gjitha të barabarta dhe kalimi në një dietë të shëndetshme dhe ndjekja e një diete 7-ditore për të humbur gjysmën e peshës suaj janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Ajo që duhet të bëni është të hani shëndetshëm dhe të stërviteni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu